inistri i Jashtëm gjerman ka qenë i ashpër në deklaratat e tij ndaj bojkotit të opozitës, duke deklaruar se kjo për qeverinë federale gjermane dhe BE është e papranueshme. Në deklaratën e përbashkët me homologun Ditmir Bushati ai tha se po pengohet reforma në drejtësi dhe kjo e largon Shqipërinë nga BE.

Gabriel: Këtu në Shqipëri bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo që e dallon Europën nga vende të tjera të botës është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Shteti ligjor duhet të sigurojë dhe garantojnë që në fund të ditës në qendër të vëmendjes do jetë interesi i qytetarëve dhe jo klikave të ndryshme. Me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mirë shikojmë se reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin, në vendin tim dhe në Europë kjo është absurde.

Në vend të kësaj mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundër parlamentit. Pas pak javësh kemi zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur duhet ta anatemojnë në kuadër të fushatës elektorale. Pakicat duhet të pranojnë shumicën. Ka një farë frike lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Për ne është e rëndësishme që në varësi të Kushtetutës dhe ligjeve të vlefshme të zbatohet reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakMBËRRIN I DËRGUARI I MERKELIT
Artikulli tjetërFALJA, NJË MESAZH QE VJEN PËR PASHKET