Kultivon drogë, e trafikon apo e shpërndan, dënimi me burg do të jetë më i ashpër. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur sot se po bën gati një propozim për Qeverinë ku kërkon ashpërsimin e Kodit Penal për cdo person të përfshirë në trafikun apo prodhimin e lëndëve narkotike.

“Do i propozoj qeverisë ndryshimin e Kodit Penal me qëllim përshkallizimin e arsyeshëm dhe rëndimin e dënimeve për trafikimin, mbajtjen e kultivimin e lëndëve narkotike. Do propozoj që mbajtja e paligjshme, trafikimi të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit. Faji më i madh, përgjegjësia më e madhe. Konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për konsum vetjak do vijojë të jetë jo vepër penale, por shitja, e tregtia 1 deri në 5 vjet burg për sasi të vogla, e 1 deri në 10 vjet burg në sasi më të mëdha”.

Artikulli paraprakAMBASADORI ITALIAN VIZITON GJIMNAZIN “28 NËNTORI”
Artikulli tjetërCUTILLO: SHQIPËRIA TË MODIFIKOJË DREJTËSINË