Ministri i Jashtëm rumun George Ciamba ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm Europianë në Luksemburg se sot është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e BE. Ai tha se duhet një lajm i mirë për hapjen ose jo të negociatave.

“Është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Europian. Sinqerisht, ne duhet të japim një lajm të mirë për hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk zgjidhet, kredibiliteti i zgjerimit do të vihet në dyshim.

Ne si presidencë e shkuar e Bashkimit Europian e kemi përgatitur këtë dosje, për të pasur një konkluzion pozitiv për hapjen e negociatave shpejt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne vendosëm shinat, por në fund do jetë një vendim politik”, u shpreh George Ciamba.

Artikulli paraprakLOBIMI RUS I PD/ ZGJATEN HETIMET PËR LULZIM BASHËN
Artikulli tjetërTONIGHT – 15.10.2019