Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, do ta vizitojë sot Kosovën, ku do të pritet në takim nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.

Takimi do të fillojë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Pas takimit do të ketë edhe konferencë për media të të dy ministrave.

“Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NE FSHATIN OMARAJ, POLICIA: SI PASOJE E AKSIDENTIT NJE PERSON KA NDERRUAR JETE
Artikulli tjetër“COVID-19 ËSHTË LARG FUNDIT”, OBSH TËRHEQ VËMENDJEN SE PANDEMIA NUK KA MBARUAR