Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka ndarë një lajm të gjithë shqiptarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se Agjencia prestigjoze “Standard & Poor’s” rishikon në ngritje perspektivën për Shqipërinë, nga “e qendrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+. Sipas Metes, ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes.

Postimi i plotë i ministrit:

Lajm i mirë rishikimi në ngritje i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard&Poor’s, nga perspektivë “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+. Ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes. Ai është një tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në ndjekjen e reformave strukturore dhe integrimit evropian. Ky përmirësim rrit pozicionin e Shqipërisë në tregjet financiare globale dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik. Ai shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare.

Artikulli paraprakBEGAJ TAKIM ME LAJÇAK NË NEW YORK: SHQIPËRIA E VENDOSUR TË VIJOJË TË LUAJË ROLIN E SAJ PËR…
Artikulli tjetërSI DO ANËTARËSOHET BALLKANI NË BE? GJERMANIA DHE FRANCA PËRGATISIN RAPORTIN