Ushtria shqiptare aktualisht ka 400 vende të lira ndaj Forcat e Armatosura po vijojnë intesivisht fushatën për rekrutimin e të rinjve. I pranishëm në Shkodër në një aktivitet për rekrutimin e të rinjve ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili tha se qëllimi është për të rritur interesin e të rinjve për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare.

Ndërkohë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci tha se kjo fushatë rekrutimi e Forcave të Armatosura është një mundësi e mirë për të rinjtë si dhe për të bashkëpunuar.

Banda Frymore e qytetit të Shkodrës bashkë me bandën muzikore të Forcave të Armatosura performuan në sheshin para bashkisë duke e konceptuar edhe si festë këtë ditë.

Të rinjtë e qytetit të Shkodrës shfaqën interes për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të repartit ushtarak të Vau Dejësit.

Artikulli paraprakLUFTRAT, PELESHI: USHTRIA PO RRIT VIGJILENCËN
Artikulli tjetërAS PAGA 2 MIJË EURO NUK I NDALI, 155 MJEKË IKËN KËTË VIT NGA KOSOVA