Ministria e Arsimit: Do anketohen të gjithë mësuesit e shkollave

Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të anketojë të gjithë mësuesit e shkollave në vend.Në anketë mësuesit do të pyeten në lidhje me performancën e drejtorëve të shkollave dhe me drejtimin konkret të tyre. Në përfundim të kësaj ankete dhe në bazë të statistikave të grumbulluara drejtorët që do rezultojnë me performancë të lartë në punën e tyre, do vijojnë të qendrojnë në postin e tyre, ndërsa drejtorët të cilët do rezultojnë me performancë jo të mirë do të largohen nga postet drejtuese. Para dy ditësh Kryministri Rama ka zhvilluar një takim me mësuesit në Tiranë, ku ka bërë të ditur se do të nis puna për të skeduar çdo të dhënë në lidhje me drejtorët e shkollave në vend. Të dhënat e testimit të drejtorëve tregojnë një shuifër jo të mirë, pasi deri tani 300 drejtorë shkollash janë vlerësuar nën mesataren.

Artikulli paraprakDIGJEN NGA ZJARRI BANESAT E DY VËLLEZËRVE
Artikulli tjetërGODITET MAFIA SHQIPTARE NË AMSTERDAM, KAPEN DHJETËRA KG KOKAINË E ARMË