Duket se edhe Kuvendi nuk i ka ‘shpëtuar’ dot krizës së energjisë elektrike. Teksa ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku po fliste për faturat e energjisë elektrike, në Kuvend është ndërprerë papritur energjia elektrike.

“Në një situatë emergjence si kjo me të cilën po përballemi na është dashur krijimi i bordit për të bërë transparencë. Përmes këtij akti normativ, krijimi i bordit të transparencës është kaq i rëndësishëm. Bordi mblidhet sa herë ka luhatje të karburanteve në bursë.

Qeveria shqiptare po kompenson çdo litër nafte të transportit publik që të mos rritet bileta. Qeveria ka indeksuar disa muaj më parë pensionet që ishin parashikuar të bëheshin pas 6-mujorshit të dytë. Nuk duhet harruar pasi dëgjojmë abuzime të vazhdueshme sa i përket energjisë elektrike. Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë… “, po thoshte ministrja, (ndërpritet energjia elektrike).

Në atë moment ajo shkëmbeu disa replika me deputetin e PD Helidon Bushati.

“Unë nuk e prisja dje që ministri Hije i energjetikës të mos ishte dje në tryezën për energjetikën”, tha ajo.

Artikulli paraprakBUJAR NISHANI PËRFUNDON NË SANATORIUM, SI ËSHTË GJENDJA E ISH-PRESIDENTIT
Artikulli tjetërFILLON TAKIMI KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL/ NGA TARGAT TE DIALOGU PËR NJOHJEN, JA TEMAT QË DO TË DISKUTOHEN