2022 u cilësua si viti i eksporteve bujqësore shqiptare, duke kapur vlerën e 500 milion dollarëve. Në një intervistë , Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se objektivi ambicioz i radhës është të rrisë vlerën e eksporteve deri 1 miliard dollarë brenda vitit 2030. Krifca thotë se edhe blegtoria nuk do të qëndrojë në vend numëro, pasi kryefjala e Skemës Kombëtare do të jetë pikërisht ky sektor.

Kur do të nisin thirrjet për Skemën Kombëtare 2023, sa do të jetë fondi dhe a do të kemi risi në këtë skemë ?
Do ta hapim thirrjen në datën 20 mars dhe do të zgjasi deri më 11 prill. Skema e naftës gjithashtu do të vijojë këtë vit ku do të ketë një buxhet prej 1.4 miliard lekë, ndërsa e gjithë skema në vetvete do të ketë një buxhet prej 3.3 miliard lekësh. Natyrisht kryefjala e skemës është blegtoria, kështu që ne do të mbështesim për krerë këtë sektor. Risia në blegtori dhe bletari do të jetë që do të ruhet standardin e proporcionalitetit që do të thotë se të gjithë blegtorët që do të aplikojnë do të financohen në përputhje me buxhetin që do të kemi në dispozicion. Pra e gjithë kërkesa e tyre do të financohet pavarësisht se mund të ulet masa e financimit në raport me kërkesën të cilën ne e kemi të pamundur që ta parashikojmë. Duke patë të dhënat nga INSTAT numri i gjedhëve dhe të imtave është rënie, si mendoni a mund të shkruajmë ne një faqe të re blegtorisë shqiptare, dhe a mund të kthehet ajo në një histori suksesi?

Ajo ç’ka ne po bëjmë nëpërmjet politika tona është të mbështesim fermat e mëdha të cilat kanë mundësi të rrisin produktivitetin e tyre. Jemi duke i mbështetur për krijimin e stallave dhe të gjithë infrastrukturës për mirëqenien e kafshëve apo fermave të ndryshme blegtorale për prodhimin e qumështit duke investuar deri në 70% në grant të ndërtimit të kapaciteteve, apo sic kemi mbështetur të gjithë sektorin e përpunimit të nënprodukteve të qumështit. Zonja Krifca ju mbaheni si ministria që kërkoni gjithnjë e më tepër fonde si nga buxheti i shtetit dhe ato të BE-së. A do të kemi ne një program IPARD III dhe sa do të jenë këto fonde?

Shumë shpejt ne besojmë që brenda pranverës do të kemi mundësinë ta çelim këtë thirrje. Sigurisht sfidë mbetet një buxhet i madh i cili është miratuar që është 146 milion euro, është 56% më shumë se sa programi IPARD II, çka tregon për një besim të shtuar për struktuave që janë akredituar dhe ndaj Shqipërisë.

Artikulli paraprakRRËZOHET AUTOBUSI ME FËMIJË NË ALPET FRANCEZE, 21 TË LËNDUAR
Artikulli tjetërA E KA VIRUSI CORONA ORIGJINËN NGA LABORATORI?