Ministrja serbe e Integrimit eropian, Jadranka Joksimovic ka folur për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke i komentuar të gjitha kriteret që ky shtet duhet t’i plotësojë.

Si një nga kriteret vazhdimisht është përmendur edhe dialogut i Serbisë me Kosovën, por ministrja serbe ka thënë se rruga e shtetit serb drejt Bashkimit Evropian, nuk varet nga Kosova.

“Në procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë dy palët: vendi kandidat dhe BE-ja. Nuk është e drejtë që të futet një palë e tretë në procesin e integrimit evropian, edhe pse Prishtina do të veprojë që të na bllokojë.

Megjithatë, reformat dhe kriteret e Kopenhagës, qeverisja e mirë, dhe programi ekonomik janë të rëndësishme, ose të paktën kështu duhet të jetë”, tha Joksimovic. Ajo foli edhe për gjendjen e serbëve në Kosovë, ku insistoi në formimin e Asociacionit.

“Kërkesa e qartë është për përparimin e popullit tonë në Kosovë, sidomos detyrimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka thënë ministrja serbe e integrimeve. Ajo është shprehur e bindur se deri në vitin 2021 Serbia do të jetë anëtar i BE-së

Artikulli paraprakFILLON BETEJA PËR KOALICIONE, KUSH DO TA FORMOJË QEVERINË?
Artikulli tjetërKUVENDI DUHET TË KONSTITUOHET DERI MË 8 GUSHT