Procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka 25 vjet që orvatet qeveri pas qeverie, për të mbërritur deri në ditët e sotme ku hapja e dosjeve të komunizmit , nuk po gjen konsensus mes palëve për fillimin e ketij procesi .

Simon Miraka, kryetar i shoqates antikomuniste të Shqipërisë thotë se janë të lodhur në tërë këto 25 vite me temën e hapjes së dosjeve, ndaj dhe besimi eshte tkurrur se tepermi. Nga shoqëria civile u paraqit një projektligj, të cilin Simon Miraka e ka mbështetur si përfaqësues i të përndjekurve politikë. Qeveria pak më vonë doli me një draft tjetër, por për hapjen e dosjeve. Këto dy drafte ndryshonin sepse në draftin e te perndjekurve hapja e dosjeve shoqërohet me lustracionit. Ndërsa projektligji i qeverisë ishte vetëm për hapjen e dosjeve dhe në atë kohë në një takim u tha që të fillohet me hapjen e dosjeve dhe pastaj do të vijë ligji i lustracionit. Nga ana tjeter Ish-të përndjekurit politikë vijojnë të bëjnë thirrje për largimin e ish-anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga postet publike.

Artikulli paraprakMINISTRI ÇUÇI: PO EVIDENTOJMË BORXHET NË ISH-KOMUNAT
Artikulli tjetërSËMUNDJA E DIABETIT, REPART PËR EDUKIMIN E PACIENTËVE