Miratohen në parim propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nesër diskutohen nen për nen. Dy nismat e propozuara nga Grupi Demokrat dhe PS do të bashkohen në një të vetme dhe do diskutohen nesër.

Propozimi tjetër që do shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve nuk ndryshon shumë nga i PS. Bëhet fjalë për një propozim të disa prej deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët ndonëse trumbetuan me të madhe hapjen e listave, propozuan një formulë që i lejon kryetarit të partisë të mbyllë listat deri në 1/3.

Sa i përket pragut zgjedhor, opozita parlamentare kërkon të jetë 1% në rang kombëtar. E pikërisht për çështjen e pragut mund të gjendet dakordësia mes opozitës në Kuvend dhe PS, pasi kjo e fundit pritet të bëjë lëshime e të pranojë propozimin për të pasur pragun 1%

Artikulli paraprakMURRIZI PËR KODIN ZGJEDHOR: VARIANTI I PS-SË ËSHTË SONDAZH DHE JO LISTA TË HAPURA
Artikulli tjetërSHKODËR, MJEKU PREÇI: PO RRITEN PËRDORUESIT E DROGËS