Eshtë një zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik, por mungon identifikimi dhe promovimi resurseve që ofrohen.Kjo problematike bëri bashkë në një tryeze diskutimi Bashkinë Mirditë, biznesin vendas dhe individet që operojnë në fushen e turizmit.

Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi thotë se po identifikohen të gjitha problematikat dhe në bashkëpunim me grupet e interesit do tju jepet zgjidhje, me qëllim afrimin e sa më shumë turisteve.

Operatoret turistik thonë se interesi i turisteve për Mirditen po vjen gjithnjë në rritje, por duhet unifikimi i të gjithë aktoreve për ti dhënë zhvillim këtij sektori i cili ka patur shumë pak vemendje.

E pasur me bukuri natyrore, histori, kulture dhe tradite, Mirdita është një mundesi e mire eksplorimi, por krahas mungeses së promovimit problem mbetet dhe infrastruktura rrugore drejt destinacioneve turistike.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET PRIFTI QË STREHOI KOSOVARËT NË KURBIN
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË SHKODËR, GJENDET EDHE TRUPI I PAJETË I ALMA ARRAZIT