Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore,

ka evidentuar një restorant dasmash jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe në mungesë të gjurmueshmërisë së produktit mish.

AKU njofton se pas inspektimit në restorantin e Xhavit Babajt në Fushë Krujë konstatoi se 131 kg mish viçi, që tregtohej pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjektit u mor masë administrative bllokim i menjëhershëm aktivitetit, bllokim i 131 kg mish me destinacion asgjësimin, gjithashtu masë administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë.

Në javët e fundit AKU ka bllokuar disa restorante për shkak të kushteve jashtë standardeve, por edhe sasi të mëdha mielli me origjinë nga Greqia, por edhe Kosova e Serbia.

Artikulli paraprakDREJTËSIA E RE, GJYKATA E LARTË ZBARDH EMRAT E DY GJYQTARËVE QË KANDIDOJNË PËR KLGJ
Artikulli tjetërVDEKJA E 14-VJEÇARIT , SHERRIN E NISËN BABALLARËT, NJËRI PREJ TYRE ARRESTOHET