Pas rastit të publikuar nga mediat ndërkombëtare për mishin e pasigurtë brazilian të hedhur në treg, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vendin tonë ka intensifikuar kontrollet.

Dega Rajonale e këtij institucioni në Shkodër, përmes inspektorit Hamdi Mlloja u ka bërë thirrje qytetarëve të qarkut Shkodër se situata është normale dhe çdo gjë po kontrollohet. Sipas Mllojës, sasitë e mëdha të mishit me origjinë Brazilin janë në Tiranë, teksa e konsideroi të qetë situatën në Shkodër. I pyetur në lidhje mundësinë e importimit të këtij mishi përmes doganës së Hanit të Hotit, Mlloja nuk përjashtoi mundësinë e kalimeve të mëparshme, por sipas tij çdo gjë po monitorohet. Pak ditë më parë, mediat e huaja raportuan aferën e disa kompanive braziliane, të cilat prej kohësh kishin hedhur në treg mish të kalbur. Si pasojë e këtij shqetësimi, AKU ka bllokuar 188 tonë mish me origjinë vendin amerikano-latin, ndërsa momentalisht janë pezulluar të gjitha importet e mishit nga ky shtet.

Artikulli paraprakBASHA TAKON KRYEMINISTRIN HUNGAREZ: ZGJEDHJET KËRCËNOHEN NGA PARATË E DROGËS
Artikulli tjetërHIPOTEKA – PD: AKUZAT QESHARAKE DHE TË TURPSHME