Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia nuk mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat kombëtare.

Siç tha kryeministri, “Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike Greke në vend”, shkruan media greke To Vima.

Ai theksoi se e ngriti këtë çështje në kontaktet e tij me liderët evropianë (Macron, Merkel, Rutte) për shkak të debatit të ardhshëm në Këshillin Evropian në tetor.

Artikulli paraprakNGATËRRIMI I HIMINIT NË NDESHJEN FRANCË-SHQIPËRI, MACRON MESAZH RAMËS: GABIM I PATOLERUESHËM
Artikulli tjetërGABIMI TRASHANIK ME HIMNIN SHQIPTAR, PRESIDENTI I FFF I KËRKON FALJE ARMANDO DUKËS