
Menaxhimi i mbetjeve vijon të mbetet një sfidë për bashkinë Vau Dejës. Në segmentin rrugorë Bushat – Vau Dejës në disa pika të depozitimit të mbetjeve ndeshesh me prani të mbeturinave urbane të cilat hidhen jashtë koshave duke sjell një pamje të shëmtuar por edhe duke ndotur ambjentin përreth.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër shqetësim për komunitetin janë edhe qentë endacak të cilët janë shtuar ndjeshëm thonë banorët.
Ndërsa mbeturinat nuk depozitohen vetëm në rrugë por edhe në kanalin vaditës që ndodhte anës këtij segmenti, i cili në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së tij ka prani të mbetjeve të ndryshme.
Kanali vaditës në Mjedë është një nga veprat më të rëndësishme në këtë zonë që i vjen në ndihmë tokave bujqësore , por prej kohësh ky kanal është kthyer në vendepozitimi mbetjesh.


