60 vitet e tij në skenë artisti shkodran Gëzim Kruja i ka kurorëzuar me një shfaqje të tijën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Pas një karriere të gjatë me shumë pjesë humoristike por edhe të tjera, Mjeshtri i Madh Gëzim Kruja erdhi përpara spektatorit shkodran duke risjellë të qeshurat përmes aktrimit të tij.

Një prej bashkëpunëtoreve të Gëzim Krujës, aktorja Drande Xhai është e lumtur që publiku e mirëpriti këtë shfaqje.

Gjatë shfaqjes në fund artisti Gëzim Kruja bashkë me aktorët e tjerë të humorit Zef Dedën, Drande Xhai dhe Muhamet Çekinin dhanë një mesazh të fortë për zbehjen që po pëson Estrada e Shkodrës në teatrin “Migjeni” pasi të gjithë emrat e mëdhenj kanë dalë në pension ndërsa mungon elementi i ri.

Në jetën e tij artistike, aktori i humorit Gëzim Kruja në 60 vitet në skenë u kthye në një prej personazheve më të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe atë shqiptar duke mbushur me plot humor mbrëmjet e familjeve shqiptare.

Edhe pse tashmë 78 vjeç Gëzim Kruja vazhdon që të japë kontributin e tij në

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT NIS BLLOKIMIN E KAPSOLLAVE
Artikulli tjetërBLERAN, 250 BANORË PA RRUGË