Hyrja mjeteve në Shqipëri më të vjetra se dhjetë vjet ka rënë me më shumë së gjysëm për gjysëm.

Kjo ka ardhur vetëm pak ditë pas nisjes të zbatimit të ligjit të ri i cili ndalon hyrjen e mjeteve më të vjetra se dhjetë vjet me idenë për të ulur ndotjen në qytetet e Shqipërisë.

Drejtoria e doganave ka publikuar të dhënat zyrtare të cilët bëjnë me dije se në dhjetorin e vitit të kaluar, pra para rreth një muaji kanë hyrë në Shqipëri vetëm 1749 automjete të përdorura.

Kjo shifër është shumë më e ulët nëse e krahasojmë me mesataren e muajve të tjerë kur ligji nuk kishte hyrë ende në fuqi. Mesatarja në muajt e mëparshëm varion nga 3 mijë deri në 5 mijë automjete të importuara drejt Shqipërisë, mesatare kjo që nga 2012-ta deri në 2018-ën.

Ndryshe nga dhjetori, në nëntor kur ligji që ndalon importin e mjeteve ende nuk kishte hyrë në fuqi kanë hyrë një numër shumë më i madh automjetesh se sa zakonisht.

Nëntori i 2018-ës numëron 7.731 mjete, një shifër rekord kjo ndërsa në tetor ishin rreth 5 mijë automjete të vjetra.

Revista Monitor bën të ditur se gjatë 2018-ës në total janë importuar 50 mijë mjete të përdorura, 11% më shumë se sa në 2017-ën duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2012-të, kohë kur atëherë pati një rritje për shkak të heqjes së detyrimeve doganore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për të mos lejuar hyrjen e automjeteve më të vjetra se 10 vjet edhe në vazhdimësi pritet që të ndikojë me rreth 80% të totalit të importeve vjetore.

Çdo mjet i ri duhet të përmbushë normën EURO 5 ndërsa autoveturat e përdorura që kanë normën EURO 4 s’duhet të kenë më shumë se 10 vjet para regjistrimit të parë në Shqipëri.

Deri në shtator të 2018-ës automjetet stok numërohen rreth 56 mijë ndërsa bashkë me tri muajt e fundit të vitit të kaluar shifra shtohet me të paktën 10 mijë të tjera.

Ndalimi i importit pritet që në vazhdim të rrisë konsiderueshëm çmimin e mjeteve më të vjetra se 10 vjet që janë aktualisht brenda Shqipërisë në përdorim apo që do të shiten në tregjet e automjeteve.

Artikulli paraprakSHKODËR, EMERGJENCAT: PROBLEME NË DISA FSHATRA
Artikulli tjetërI FTOHTI, MYFTIU I SHKODRËS: TË NDIHMOJNË TË VARFËRIT