Mjeti i policisë del nga rruga, vdes oficeri 27 vjeçar

Një punonjës i policisë së Korçës ka humbur jetën pas humbjen së kontrollit të mjetit ku udhëtonte së bashku me kolegë. Nga të dhënat e policisë së Korçës , mësohet se mjeti tip “Mitsubishi” me targa të policisë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Fitore. Si shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit Lorent Duli, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) punonjësi 27 vjeçar i cili humbi jetën. Nga aksidenti, janë plagosur edhe tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit. Efektivët e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontrollin e territorit mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI, APELI I KRIMEVE HEQ DËNIMIN PËR GJYQTARIN RASIM DODA
Artikulli tjetërSULM NË ZONËN DIPLOMATIKE TË KABULIT, DHJETËRA TË VDEKUR