Një aksident me plagosjen e dy personave ka ndodhur në Korçë. Ngjarja është shënuar në Moglicë, ku dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se një automjet i ngarkuar me dru kontrabandë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Korçës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur 24 orë më parë, por të plagosurit vijojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Artikulli paraprakGRABITET SUPERMARKETI , AUTORËT THYEJNË XHAMAT DHE MARRIN KASAFORTËN
Artikulli tjetërPËRPLASET PËR VDEKJE 18-VJEÇARI,SHOQEROHET DREJTUESI I MJETIT