Një tjetër fitore për Florian Markun në MMA (Mixed Martial Arts). Kësaj rradhe ‘luftëtari’ shqiptar ka arritur të mposhtë rumunin Vranceanu Ion. Ndeshja u zhvillua në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj ku Marku vendosi diktatin ndaj romunit që në raundin e parë .

Në raundin e dytë Marku tregoi që është i pamposhtur në MMA duke mposhtur me knock out kundërshtarin e tij. Ai ka folur pas ndeshjes duke treguar se synimi i tij është të arrijë në UFC.

“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Qëllimi është që të arrijë në UFC”, u shpreh Marku pas ndeshjes ku falenderoi edhe pjesmarrësit e shumtë që ishin në sallë për ta mbështetur.

43161236 1153830808105076 3154910098912968704 N

Artikulli paraprakXHISIELA MALOKU PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërSHIFRA ALARMANTE/ NË 6 MUAJ, 628 GRA TË DHUNUARA