Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar.

Kështu ka porositur shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, përmes një shkrimi në bllogun e saj. Ajo thotë se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan. Mogherini theksoi se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane.

Artikulli paraprakMOTI I NXEHTË, NË TË GJITHË VENDIN JANË 13 VATRA ZJARRI
Artikulli tjetërNJË VIT PAS GRUSHTIT, ERDOGAN: PA MËSHIRË PËR TRADHTARËT