Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në faqen e tij në Twitter pas takimit të Kryeministri Kurti dhe Vuçiç.

“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model roli.

Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”-shkruan Rama.

Artikulli paraprakSTAR TREND – ROZINA STERKAJ
Artikulli tjetër“SHPOPULLIMI PLAGË KOMBËTARE”, META: T’I JAPIM FUND KËSAJ DRAME, NUK DUAM NJË SHQIPËRI TË ZBRAZUR!