Kryeministri Edi Rama reagon pas arrestimit të vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të cilët kërkoheshin nga policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas të 4.6 milionë eurove.

Rama publikoi videon, që tregon momentin kur vëllezërit Çala bien në “kthetrat” e forcave RENEA, ndërsa iu tregon grushti, duke paralajmëruar se vijon beteja me atë që vetë kryeministri e cilëson si “llumi i kësaj dynjaje”.

Reagimi i Ramës:

👊 Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.

#RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje🙏

 

Artikulli paraprakCILAT JANË USHQIMET E PASURA ME VITAMINA NGA A-JA TE K-JA, SA DUHET TË MERRNI DHE RËNDËSIA E TYRE
Artikulli tjetërOSHEE: SPORTELET E QENDRAVE TË KUJDESIT NDAJ KLIENTIT TË MBYLLURA NË 20, 21 DHE 22 MARS 2020