Moti i ftohtë me temperatura ekstreme minus që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë që të ngrijë edhe një pjesë e ujëvarës së famshme të Niagarës. Më shumë se 220 milionë njerëz përballen me temperatura disa gradë poshtë ngritjes të premten, ndërsa pritet të bien më tej.

Në pikën më të lartë të Uashingtonit, temperatura ka shkuar në -34 gradë, ndërsa bën aq ftohtë saqë edhe uji i nxehtë kur hidhet në ajër “ngrin”. Temperaturat e hidhura tashmë janë fajësuar për një numër vdekjesh. Ngricat kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave nëpër autostrada.

Artikulli paraprakMETA VIZITON SHTËPINË E JETIMËVE NË TIRANË SHOQËRUAR NGA ANSI AGOLLI
Artikulli tjetërANTIINFORMALITETI NË 3 MUAJ, MBYLLEN 568 SUBJEKTE