Moti i keq që përfshiu vendin pasditen e sotme ka rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë në rrugën Korçë-Voskopojë.

Kabllot elektrikë të njërës prej tyre kanë rënë mbi një automjet që ishte duke lëvizur në drejtim të Voskopojës.

Mjeti ka pësuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.
Si pasojë e dëmtimit të shtyllave është ndërprerë energjia elektrike në disa fshatra përgjatë rrugës Korçë-Voskopojë.

Artikulli paraprakU ARRESTUA SE KËRKOI FAVORE SEKSUALE, PEDAGOGU PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI ME MARIJUANE,VINTE NGA RINASI