Moti i keq në Itali, dy të vdekur në veri të Romës

Gjatë pasdites së sotëm një mot i keq me reshje të shumta shiu e erë të forta ka shkatuarr deri më tani dy viktima në komunën Ladispoli në provincën veriore të Romës. Zyra e mbrojtjes civile informon se moti i keq ka shkaktuar mjaft rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara e dëme të mëdha në shumë ndërtesa e banesa në Ladispoli por dhe në qytetin e Romës. Viktimat e shkaktuar nga moti i keq në provincën e Romës janë një 20 vjecar me origjinë të huaj, nënshtetësia e të cilit ende nuk është bërë publike i cili është goditur nga shëmbja e fasadës së një pallati. Viktima e dytë është një mashkull i moshës 61 vjecare i cili është goditur nga një pemë e rrëzuar. Mbrojtja civile informon gjithashtu se moti i keq ka shkaktuar disa persona të plagosur.

Artikulli paraprakDENONCON PERDHUNIMIN,VAJZA JETON NE GREQI,DY DJEMTE I KISHTE NJOHUR NE FB
Artikulli tjetërZBULOHEN 20 ISLAMISTE NE RRADHET E USHTRISE GJERMANE