Moti i keq ka bërë që të krijohen dallgë të forta në bregdetin e Velipojës duke vënë në rrezik edhe jetën e pushuesve. Pasditja e së dielës mund te cilesohet si nje nga ditët më të veshtira në plazhin e Velipojës ku si asnjeherë më parë në një hark kohore prej një ore, 14 persona kanë rrezikuar të mbyten në det si pasojë e motit të keq.Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit dhe në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen.

Pesë shtetasit u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Përveç dallgëve, stuhitë shkatërruan edhe plazhet, ku ndër më të goditurat ishte Velipoja

Nderkohe Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallë të mëdha. Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit. Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor Edhe kete vit numri më i madh i pushuesve në Velipojë vijon të jetë nga KosovaMë parë gjatë ditës së djeshme po në Velipojë u shpëtua një 28-vjeçar nga Kosova.

Vrojtuesi Eldi Hasani, ish portier i ekipeve zinxhir te akademise Vllaznia, ka shpëtuar turistin 28-vjeçar i cili e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore.

Artikulli paraprakDIGJET PËR HERË TË DYTË LOKALI I PJETËR PRELËS, DENONCOI SKANDALIN E PRONAVE TEK ‘RANA E HEDHUN’
Artikulli tjetërTURISTËT SHPËRTHEJNË NË ULËRIMA, DALLGA I MERR PARA