Nga sot pasdite nis përkeqësimi i motit në Adriatik. Si pasojë e motit të keq, është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

NJOFTIMI
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

🔴TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

🟢Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, nëse do te këtë ndryshime oraresh apo ndërprerje te lundrimit do te njoftojmë.

🟢Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA ZJARRI BANESA NË MALËSI TË MADHE, PLAGOSET 61-VJEÇARJA
Artikulli tjetërVESHJA MIRDITORE FRYMËZON DY ARTISTË