Moti i keq ka shkaktuar tre viktima në Itali. Pas një javë përvëluese që pushtoi Europën, në Itali janë shënuar disa stuhi, të cilat kanë lënë pas të vrarë dy gra dhe një të moshuar 72-vjeç.

Viktima e parë është një atlete norvegjeze e cila u vra nga rrufeja teksa po zhvillonte një garë malore në qytetin kufitar të Bolcanos, afër Austrisë. Grupi ku e ndjera bënte pjesë nuk ishte infromuar se gara ishte ndërprerë për shkak të motit ekstrem dhe për pasojë ka ndodhur edhe ngjarja tragjike, duke mos ndaluar garën.

Një tjetër viktimë u regjistrua në komunën e Fiumicinos, ku një 27-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti me makinën e saj. Sipas mediave italiane makina me të cilën ajo udhëtonte tip ‘Smart’ e ka marrë era 10 metra tutje në orën 03:00 të mëngjesit duke i shkaktuar vdekjen për shkak të përplasjes.

Po kështu moti i keq ka shënuar deri më tani edhe viktimën e tretë në Itali. Bëhet fjalë për një burrë 72-vjeç i cili ishte zhdukur prej mbrëmjes së djeshme në Arezzo.

Stuhia dëmtoi edhe shumë shtëpi, karburante e makina të parkuara. Ndërkohë trafiku ajror në aeroportin e Fiumiçinos u ndërpre për disa orë për shkak të stuhisë.

Meteorologët parashikojnë që vala e stuhive dhe shiut do të lëvizë me shpejtësi drejt veriperëndimit drejt Emilias, Venetos dhe Friulit, ndërsa jugu, dhe veçanërisht Siçilia do të përjetojnë mot me diell.

 

Artikulli paraprakNJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË SHOFERËT QË VIJNË NGA ITALIA: MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE
Artikulli tjetërREVISTA AMERIKANE ARTIKULL PËR BUNKERËT NË SHQIPËRI, RAMA: VENDI YNË DESTINACION PËR TË MOS U HUMBUR (FOTO)