Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore të vendit.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të jenë sërish të freskëta ndërsa mesdita me temperatura më të larta se normalja. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke bërë që në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakGREQI, REFUGJATI I VË FLAKËN VETES. I ISHTE REFUZUAR AZILI
Artikulli tjetërDEMOKRATËT KËRKOJNË HETIM PËR BIZNESIN E TRUMPIT NË AZERBAJXHAN