Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore lindore.

Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat Lindore do të ketë here pas here vranësira te shpeshta. Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish konstante në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 1- 2 ballë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET KAMIONI ME VEZE.DREJTOHEJ NGA NJE SHQIPTAR
Artikulli tjetër“PERËNDIMI PO HUMB LUFTËN E INFORMACIONIT NDAJ RUSISË”