Orët e paradites do të dominohen nga mot kryesisht i kthjellët në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqitet moti në zonat malore.

Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jetë moti për zonat malore verilindore -juglindore. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta në mëngjes deri në -1 apo -2 gradë në zonat malore por mesdita do të shënojë temperatura deri në 19 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Artikulli paraprakPROVIMET E LIRIMIT SHTYHEN NGA ZGJEDHJET, JA DATAT E REJA
Artikulli tjetërMEDIAT NË FAVOR TË BERISHËS