Motrat bamirëse të Misionit “Shën Jozefi” në qytetin e Fushë Arrëzit, Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhoch nderohen nga Republika Federale e Gjermanisë me Urdhërin e Meritës, nderimi më I lartë që bënë presidenti Federal, Joachim Gauck.

Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli akorduar murgeshave gjermane që ndihmojnë të varfrit në Shqipërin e Veriut u organizua në Ambasaden Gjermane në Tiranë, ku ambasadorja Susanne Schütz vlerësoj misionin e dy murgeshave gjermane të cilat ndihmojnë prej 25 vitesh të varfrit pa dallime fetare. “Me angazhimin e tyre të palodhur ato kanë vënë shumëçka në lëvizje, dhe kanë përmirësuar në mënyrë mjaft konkrete jetën e njerëzve në dhe përreth Fushë-Arrëzit. Urdhri i Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë nderon angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm shumëvjeçar në Shqipëri. Unë ju përgëzoj shumë përzemërsisht për këtë vlerësim“. Vete moter Gratias dhe Bernadet teksa ndjeheshin të nderuara këtë titull dhe nderimin ndaj tyre ja dedikuan Zotit që I ka udhëhequr në ndihmë të familjeve të varfra.Misionaret gjermane punojnë që prej vitit 1995 në mënyrë vullnetare në Stacionin e Misionit Katolik në Fushë Arrëz në veri të Shqiperisë duke u angazhuar fort në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve. Urdhri i Meritës së Republikës Federale është vlerësimi më i lartë që Gjermania akordon për merita të veçanta.

Artikulli paraprakTAKIM NË KËSHILLIN E QARKUT PËR RRUGËN E DUKAGJINIT
Artikulli tjetërDY SKAFISTE ITALIANE KAPEN ME DROGEN E BLERE NE SHQIPERI