Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj mund të transferohet në Premier Ligue gjatë merkatos së verës.

Sipas asaj që shkruan Goal.com nga burime të sigurta Hysaj mund të transferohet gjatë verës në “Old Traford”. Antonio Valencia është drejt fundit të karrierës, ndërsa Jose Mourinho nuk i beson italianit, Darmian, dhe është duke konsideruar një shkëmbim me mbrojtësin shqiptar, Hysaj. Hysaj ka klauzolë 50 milionë euro, shifër e lartë kjo, por “Djajtë e Kuq” nuk duan të mendojnë për para duke parë formën e mirë që po kalon 23 vjeçari në Serie A. Të presim e të shohim çfarë do të ndodhë në merkaton e verës.

Artikulli paraprakNATO: TILLERSON KËRKON PREMTIME KONKRETE
Artikulli tjetërNGRITËN FLAMURIN SHQIPTAR NË KUMANOVË, PADITEN DY TË RINJ