Mungesa e Italisë në Botërorin e Rusisë i ka përfshirë të gjithë, duke futbollistë edhe ish-futbollist. Ai është argjentinas, por kulmin e karrierës së tij e ka kaluar te Napoli dhe sigurisht që lidhjet me Italinë janë të mëdha.

Maradona ka folur së fundmi duke e vlerësuan mungesën e Italisë në Botëror, si më të madhen në histori të futbollit. “Më vjen shumë keq që Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës. Italianët e bëjnë shumë tërheqëse këtë veprimtari dhe mendoj se kjo është një nga mungesat më të mëdha në historinë e kampionateve botërore”, u shpreh Maradona.

“E pashë ndeshjen. Italia luajti ashtu si donte Suedia, me krosime. Suedezët kishin qendërmbrojtës gjigantë. Është shumë e trishtë që nuk do e shohim Italinë në Rusi. Kjo tregon se eliminatoret po bëhen gjithnjë e më të vështira.”

Artikulli paraprakNË JANAR NIS ZBATIMI I VETTINGUT NË POLICI
Artikulli tjetërEVAKUOHET AEROPORTI I DUSSELDORF