Banorët e zonës së livadeve kanë ngritur shqetsimin e tyre lidhur me mungesën e mbikalimit në baypasin e qytetit të Shkodrës. Është Gjon Lasku banues në atë zonë I cili flet në emer të të gjithëve për këte shqetsim që ve në rrezik rreth 240 qytetarë të atij vendi, e kryesisht fëmijët të cilët lëvizin për të shkuar në shkollë.

Banori thotë se nga një mungesë e tillë fëmijët rrezikohen nga automjetet.
Ndërkohë për këtë shqetsim ai është drejtuar pushtetit qendror, duke tentuar të komunikojë me drejtueit e vendit përmes rrjeteve sociale, por I indinjuar ai thotë se nuk ka marrë një përgjigje të mirëfilltë.

Mbikalimet janë kthyer në një shqetsim për qytetarët në cdo vendi të qytetit të Shkodrës, për këtë njrëzit ndihen të rrezikuar. Por institucionet përgjegjëse edhe pse janë në dijeni të këyre problematikave vazhdojnë të heshtin, ndonëse bëhet fjalë për jete njerezish.

 

Artikulli paraprakHAN I HOTIT, AKU BLLOKON 11.6 TON BIRRË
Artikulli tjetërDOGANA E HANIT TË HOTIT, PËRMIRËSIMI I DUKSHËM