Është shtyrë për të dytën herë seanca gjyqësore në ngarkim të Aleksandër Dushaj i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezerve Abdullah dhe Skender Shkami.

Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.Gjyqtarja Luveda Dardha bëri të ditur se njëri avokat e kishte pasur të pamundur të ishte në sallë pasi ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore, ndërsa avokati tjetër nuk i ishte përgjigjur fletë-thirrjes lëshuar nga gjykata e rrethit Shkodër.Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin u regjistrua në 2 Janar të vitit 2016 në fshatin Drisht ku i dyshuari Aleksandër Dushaj ekzekutoi me 20 plumba vëllezërit Shkami. Kjo ngjarje e ka zanafillën më herët kur Skender Dushaj kishte refuzuar që ta bënte dhëndërr Alekasandrin.Ky i fundit i kishte shprehur pëlqimin për vajzën e Skenderit , 20 vjecaren Zyliha Dushaj por babai dhe xhaxhai i i vajzës nuk ishin dakord me këtë miqësi .Në seancën e parë Dushaj deklaroi se vrasjen e kishte kryer pas takimit që ka pasë me babain e vajzës ku ky i fundit e kishte fyer dhe ofenduar atë bashkë me familjen.Më pas nga frika se do të më vriste kam shkuar në shtëpi dhe mora automatikun. I kam zënë  pritë Skenderit dhe Abdullait që po shkonin tek nëna e tyre për vizitë e cila e ka banesën ngjitur me shtëpinë time.Aty  është një shteg I ngushtë dhe kam qëlluar Skenderin të parin e më pas kam shtënë mbi Abdullain pati deklaruar Dushaj i cili nuk shfaqi asnjë lloj pendese për krimin që kishte kryer.Akuzat që rëndojnë mbi 32-vjecarin Dushaj janë “Vrasje me paramendim e kryer në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA, GAZETARI AGIM NEZAJ
Artikulli tjetër350 BIZNESE DEBITORË NDAJ BASHKISË, AFATI I FUNDIT 30 QERSHOR