Është shtyrë për datën 20 Prill seanca gjyqësore ndaj Erando Qatipi dhe Xhoana Hila.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Maj të vitit të kaluar kanë vrarë 82-vjecaren Anxhe Hila që është gjyshja e Xhoanës.Në sallën e gjyqit ishte vendosur kordon policËsh për të shmagur cdo incident mes familjarëve të dy të rinjve.Megjithatë kjo seancë zgjati vetëm 15 minuta për tu shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.Në dalje Andrea Hila xhaxhai it ë akuzuarës e quajti një taktitë mes avokatësh të cilët kanë vepruar jo pa qëllim për shtyrjen e seancës. Një vit më parë para trupit gjykues Xhoana do të shprehej se nuk kishte marrë pjesë në krim dhe se nuk kishte qënë në dhomë kur ka vdekur gjyshja. Ajo fajësoi Erandon me të cilin kishte lidhje intime si autor të ngjarjes.”Erando e ka mbytur me jastek gjyshen time”.Ajo kishte pohuar se natën e ngjarjes i dashuri i saj i cili bashkëjetonte me të në shtëpinë e gjyshes u grind me të moshuarën ,pasi ajo e akuzonte se kishte vjedhur ca lekë.Ai debatoi ashpër dhe unë u largova pë në dhomën tjetër dhe kam parë se gjyshja kishte vdekur patë thënë para togave të zeza 33- vjecarja Xhoana Hila.Ndërsa Erando Qatipi i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se krimin e kishte kryer Xhoana dhe jo ai.Vdekja e të moshuarës fillimisht u deklarua si natyrale ,por kanë qënë djjemtë e saj që kanë konstatuar shenja dhune dhe sendet e vjedhura në banesë.Gjykata e Shkodrës për dy të rinjtë e kishte ndryshuar akuzën nga “Vrasje me paramendim” në “Vjedhje me pasojë vdekjen”.

Artikulli paraprakDJALI APO KUNATI E VRAU 50-VJEÇARIN TEK ISH-BLLOKU? POLICIA ZBARDH TË VËRTETËN
Artikulli tjetërRIKUALIFIKIMI URBAN I RRUGEVE, VOLTANA ADEMI INSPEKTON PUNIMET