Banorët e fshatit Bleran ankohen për rrugën e fshatit të tyre e cila me ardhjen e reshjeve të shiut bëhet e pakalueshme për shkak të prurjeve të përrenjeve, të cilet në mungesë të tubave të shkarkimit derdhen mes për mes rrugës.

Janë 6 tuba të cilët bashkia I ka sjellë por nuk I ka venë në zbatim. Banorët shprehen se po ju mbesin fëmijët të paarsimuar pasi nuk mund të kalohet për të shkuar në shkollë.

Ndërkohë një tjetër problem në ato zonë janë edhe shtyllat e energjisë elektrike të cilat janë jashtë cdo standart sherbimi.

Problemet në këtë fshat nuk kanë të sosur nga pamjet shihet qartë se asnjëherë askush nuk ka venë dorë në të, si të ishte një fshat në zona të thella malore dhe jo pak km nga qyteti I Shkodrës.

Artikulli paraprakPROMOVIMI I POEZIVE TË AUTORIT “NADIR ZHBABJAK”
Artikulli tjetërTË JETOSH NË BARAKË