Shpërthimet e bombave në Bruksel kanë bërë që edhe në Shqipëri të merren masa të rrepta sigurie në aeroporte dhe pikat e kalimit kufitar.

Muriqani është një prej tyre duke qenë se lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Në këtë pikë kufitare menjëherë pas sulmeve në Bruksel, janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë. Kështu autoritetet drejtuese bëjne me dije se numri i policëve por edhe specialistëve të tjerë në Muriqan është më i madh. Jo vetëm nga pala shqiptare por të njëjtat masa me një shtim të sigurisë janë marrë edhe nga ana e autoriteteve malazeze. Kështu kontrollet për të gjitha mjetet motorike janë të imtësishme. Në raste më specifike apo edhe të dyshimta mjetet bashkë me personat dërgohen në këtë garazhd teksa më pas zhvillohet një kontroll edhe më i detajuar. Po ashtu edhe për personat që kalojnë në këmbë kufirin nga pjesa e Malit të Zi në Shqipëri apo anasjelltas ka kontrolle. Në të njëjtën kohë policia doganore po vepron me qentë anti-eksploziv që ka në dispozicion duke kontrolluar dhe duke dhënë më shumë siguri. Një vëmendje më të veçantë ka edhe për ata shtetas që kanë dokumentacion në vendet e ndryshme të bashkimit europian por që origjinën e kanë nga vendet e lindjes së mesme. Në këto raste edhe pse nuk ka një fluks të madhe të tyre ka një vëmendje më të veçantë për shkak të rrezikut që mund të kanoset nga ana e tyre. Po ashtu drejtues në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit bëjnë me dije se prioritet në këto masa sigurie të rrepta ka edhe për vetë shtetasit shqiptar e më më shumë për ata kosovar. Deri më tani nga sa bëhet e ditur në Muriqan rastet e dyshimta të personave që mund të jenë më pas një potencial për akte terroriste kanë qenë të minimizuara por gjithsesi policia doganore është në gatishmëri. Këto kontrolle janë edhe në kuadër të urdhërit të Ministrisë së Brendshme për një shtim të sigurisë kudo në vend por edhe në zbatim të urdhërit të vetë drejtorisë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Shqipëria dhe Mali i Zi janë cilësuar shpesh herë edhe si vende që përdoren për transportim armësh tek terroristët ndaj edhe masat janë shtuar për të mos lejuar depërtimin e këtyre elementëve të rrezikshëm.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE, MASA PËR ZHBLLOKIMIN E AKSIT QAFË THORE -THETH
Artikulli tjetërPATENTAT E REJA, BRAHIMI: INFRASTRUKTURA E DUHUR NË DISPOZICION