Muzeu i Shkodrёs “Oso Kuka” ndodhet nё njё gjendje tejet tё amortizuar, cka bёn qё objektet e ekspozuara tё rrezikojne qё tё degradohen.

Shkak ёshtё bёrё mos rikonstruksioni prej mёse 20 vitesh.    Ndёrkaq edhe reshjet e shiut tё rёna vitet e fundit kanё shkaktuar dёme tё mёdha kryesisht nё sektorin e etnografisё dhe arkeologjise. SINKRON FATMIR JUKA DREJTOR I MUZEUT “OSO KUKA”  Juka thotё  se kjo godinё ka nevoje pёr ndёrhyrje qё nё themel dhe jo ndёrhyrje tё pjesshme.  Muret e kёtij muzeu kanё pёsuar carje dhe lagёshtira ka depertuar nё brendesi tё mureve.Nё kёtё muze gjenden pasuri tё njё historie mijёvjecare,tё cilat janё tё vendosura nё pavionet arkeologjike,etnografike si dhe nё arkivin e bibliotekёs e mё gjerё.Ato paraqesin njё interes tё madh tek vizitoret,  kryesisht tё huaj qё duan tё njohin mё mirё  historinё e lashtё tё Shkodres.

Artikulli paraprakPMNZH , MUNGESA E HIDRANTEVE NA PENGON
Artikulli tjetërKARATE, ZHVILLOHET NË SHKODËR KAMPIONATI KOMBËTAR