Menjëherë pas shpikjes së fotografisë, një italian ka krijuar studion e parë fotografike në Shqipëri, shkruan BBC.

Tashmë një ekspozitë e tre brezave fotografi është hapur në Foam, një muze i fotografisë në Amsterdam, Holandë. Kim Knoppers është kuratorja e “Dinastisë Marubi – njëqind vjet të fotografisë studio shqiptare”. Ajo është shprehur se fotografitë dëshmojnë për historinë e pasur kulturore dhe politike të vendit. Kryeministri Rama ditën e sotme ka postuar një status rreth këtij artikulli të BBC, ku shkruan se nga ferri i errësirës gërryese plot lagështirë për 25 vjet, në paqen e Muzet të Ri Kombëtar të Fotografisë në Shkodër, tanimë nën dritën dhe vëmendjen e Europës.  ”Nga ferri i errësirës gërryese plot lagështirë për 25 vjet, në paqen e Muzeut të ri Kombëtar të Fotografisë në Shkodër dhe tanimë nën dritën e vëmendjes së Europës”, ky është statusi i Ramës në Facebook. 

Artikulli paraprakFORUMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT, NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërQYTETARËT: GABIM QË S’KA BILETA NË SHKODËR PËR KOSOVËN