Nata shkodrane me këngëtarët më të mirë të qytetit, orkestrën, vallet e kostumet popullore ka ndezur Tiranën.

Mbi 5 mijë persona ishin të pranishëm tek amfiteatri ndërsa 50 mijë të tjerë e kanë ndjekur live në rrjete sociale.

Këtë mbrëmje magjike që i solli shkëlqim artistik kryeqytetit organizatori Arben Mazi ka dashur që ta bëjë në Shkodër por bashkia e qytetit ia ka mbyllur dyert.

Ky projekt me “Karajfilat e muzikës shkodrane” ka shkuar tek këshilli artistik i bashkisë Shkodër si propozim por është refuzuar duke shpallur fitues një tjetër aktivitet.

Arben Mazi thotë se suksesi u garantua me mbrëmjen magjike të muzikës shkodrane në Tiranë ndërsa thotë se askush s’mund ta sabotojë atë.

Artistët shkodran nuk duhet të qëndrojnë vetëm brenda kafazit thotë Mazi.

Producenti Mazi ka edhe një falenderim për ata që i qëndruan pranë.

Muzika live është mëse e domosdoshme në ditët e sotme.

Për më shumë se dy orë Shkodra ndezi Tiranën me muzikën më të mirë popullore organizuar nga agjencia e spektakleve “Buna 1”, “Buna 2” në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe “Centra Danca Mimoza”.

Artikulli paraprakKRIMI TRONDIT VENDIN, 38 VRASJE NË 8 MUAJ
Artikulli tjetërISP: SHKODRA ME DEPUTETËT MË TË DOBËT