Bujar Llakaj gjeti vdekjen ndërsa punonte në vendshkarkimin e kromit të një miniere private në Bulqizë

Një burrë ka humbur tragjikisht jetën para pak minutash në Bulqizë, pasi kamioni me të cilin udhëtonte, u përmbys në vendin e shkarkimit të kromit duke i shkaktuar plagë fatale. Viktima është Bujar Llaka, 45 vjeç, i martuar me fëmijë, lindur e banues në Bulqizë. I ndjeri, sot ora 16:45, ishte duke drejtuar kamionin dhe në vendin e ngarkim-shkarkimit të kromit, njohur si pjacale, tek Fabrika e Pasurimit të Kromit, kur, gjatë ngarkimit të kamionit të tij me targa DR 2449 F, me rërë të bluar kromi, mjeti i rëndë u përmbys aksidentalisht dhe për pasojë e ka zënë poshtë duke i shkaktuar plagosjen vdekjeprurëse të drejtuesit. I dëmtuari u dërgua në spitalin e Bulqizës, por kishte vdekur para se të mund t’i jepej ndihmë mjekësore.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMEDRESEJA E VAJZAVE LYEN SANATORIUMIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërAMBASADORI DELAWIE: E DUAM KOSOVËN NË ZEMËR TË EUROPËS