Dy shqiptarë janë zhdukur pasi janë ndaluar nga policia greke.

Lajmin e kane dhene  të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh së bashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut.

Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qëndrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj qe punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushërinjtë e tij. Nga të afërmit mësojmë se djali është shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier. Haliti humbi kontaktet ne prag te ditlindjes.

Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.

Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi.

Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur.

Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut për të cilën edhe e falënderojmë.

Theksojmë se numri i shqiptarëve te zhdukur shkon ne 74, ku ende nuk ka filluar asnjë hetim.

Artikulli paraprakDY SHQIPTARË BABË E BIR RRAHIN RRUGAÇËT, NGA GRUSHTAT E PËSOJNË DHE POLICËT
Artikulli tjetërPARANDALOHET SULM NDAJ AMBASADËS AMERIKANE NË BRUKSEL