Tiranë, tentoi të ndikojë gjyqtarin për lirimin e të dënuarit, kapet avokati

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot shtetasin Preng Lleshaj, 66 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, me profesion avokat. Arrestimi i Lleshit është bërë pasi ndaj tij është caktuar nga Gjykata e Lezhës masa e sigurisë arrest me burg, për ushtrim ndikimi ndaj gjyqtarit për lirimin e një të burgosuri. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga Policia e Tiranës, “Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal numër 217, date viti .2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe e cila ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg” për vepren penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal””. Arrestimi i avokatit Preng Lleshaj është bërë nga forca të komisariatit të policise nr.3, në Tiranë.

Artikulli paraprakNISHANI NE OKB:SHQIPERIA LUFTE TERRORIZMIT DHE NDIHME EMIGRANTEVE
Artikulli tjetërZBARDHET EKSPERTIZA PER VDEKJEN E SHQIPTARIT NE GREQI