Ndalohet në Durrës kosovari i shpallur në kërkim

Ka tentuar të kalojë kufirin, nisur edhe nga fluksi i madh i udhëtarëve në portin më të madh në vend, por nuk i ka ecur. Policia Kufitare e Durrësit ka ndaluar 54-vjeçarin nga Kosova, E.Z., i cili rezultonte shtetas në kërkim. Sipas policisë, 54-vjeçari banues në Prizren, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 22.05.2013, në Kukës. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Artikulli paraprakPËRDHUNOI DHE VRAU VAJZËN 3 VJEÇARE, EKZEKUTOHET ME MITRALOZ
Artikulli tjetërKRYEMINISTRJA SERBE: E ARDHMJA NË BE