Arrestohet I.K. ,nga Shkodra i cili mesohet se ishte i shpallur ne kerkim .

Sipas policise se Shkodres ,me datë me 02.03.2018, nga strukturat e Hetimit kunder narkotikëve në D. V. P. Shkoder, u bë ndalimi i personit të shpallur në kërkim, shtetasit:Izmir Kaçabeti,25 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Shkodër,

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr 1677 datë 20.02.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr 17 datë 30.01.2018 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë,

e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme.

Artikulli paraprakRAPORTI I INCB/ SHQIPËRIA FURNIZUES I BE ME KANABIS
Artikulli tjetërMUNGESA E BORES NË ÇATI ZBULON KANABISIN ME VLERË 800 MIJË PAUND